Një atentat me armë zjarri ka dështuar në Lushnje. Policia Vendore ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar, ndërsa në pranga ka rënë bashkëpunëtori i tij.Ngjarja ka ndodhur kur objektivi i atentatit ka qenë duke udhëtuar me një automjet.

Komisariati i Policisë Lushnje
Në datën 24. 07. 2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për shtetasin S. Xh., 26 vjeç, banues në Lushnje, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. Ç., 29 vjeç, banues në Lushnje,

i cili po udhëtonte me automjetin e tij tip “Peugeot”. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi I. Xh., 60 vjeç, banues në Lushnje pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet. Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nenet 76, 22, 278 dhe 301 të Kodit Penal.