Një i ri shqiptar në Itali është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti me disa persona të tjerë, që dyshohet të jenë shqiptarë.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një 24-vjeçar i cili ka mbetur i plagosur në këmbë. Plumbi i hyri dhe i doli, por raportohet se shqiptari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Tortoreto të Italisë rreth orës 01:30 të mëngjesit. Pas debatit që patën, 24-vjeçari u qëllua me plumb arme në këmbën e djathtë dhe më pas u transportua me ambulancë në spital.

Një dëshmitar që ishte në vendngjarje ka thënë se autorët u larguan me një makinë ngjyrë të bardhë.

Grupi hetimor i policisë italiane ka marrë filmimet e kamerave të sigurisë për të parë se çfarë ka ndodhur mes të rinjve dhe për të ndërtuar dinamikën e kësaj ngjarje.

Ndërkohë, me rëndësi është edhe dëshmia e 24-vjeçarit shqiptar të plagosur, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Artikulli paraprakU MBYT NË ‘RANËN E HEDHUN’, PESHKAREXHA GJEN TRUPIN E 18-VJEÇARIT
Artikulli tjetërMETA FTON RAMËN DHE BASHËN PËR DIALOG. KREU I PD I SHKON PRESIDENTIT NË ZYRË