Qëllohet me breshëri me armë zjarri një lokal në qytetin e Fierit. Lokali në pronësi të Luan Bilajt nga Patosi ndodhet në lagjen “Kastriot”.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë kur lokali nuk ka pasur njerëz dhe ka qenë i mbyllur.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët, ndërsa duket se ka qenë një kërcënim për pronarin.

Sipas policisë, ka qenë pikërisht pronari Luan Bilaj që ka konstatuar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 xhamin e lokalit dhe një televizor të thyer duke bërë më pas denoncimin në polici.

Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, pasi autorët dyshohet se kanë qëlluar nga makina.

Megjithatë sipas burimeve nga grupi hetimor janë gjetur disa gjurmë, që mund të dërgojnë në identifikimin e autorëve. Ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe disa bizneseve pranë tij.