POLICIA KA MBËRRITUR NË VENDNGJARJE, NUK KA TË LËNDUAR NË NJERËZ. Një autobuz shqiptar është qëlluar me gurë në orët e natës së djeshme në Podgoricë, kryeqytetin e Malit Të Zi.

Mësohet se në momentet e sulmit shoferi ka qenë i vetëm në mjet gjë e cila duket se i ka dhënë mundësi personave që të godasin me gurë. Autobuzi ndodhej në malin e zi sepse transportonte 19 shqiptarë, pjesëtarë të ojq-ve të ndryshme në një seminar që është zhvilluar në Podgoricë. Raportohet se nga ky rast nuk ka patur asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale që i janë shkaktuar autobuzit me xhamat e thyer. Nga sa mësohet policia malazeze menjëherë ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.