Një 23-vjeçar është plagosur natën e kaluar me një plumb në bark në Frignano.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por mediat italiane shkruajnë se i riu është futur menjëherë në sallën e operacionit të spitalit të San Giuseppe Moscati d’Aversa, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale delikate.

Sikurse raportojnë të njëjtat media, gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.

Episodi ende nuk është i qartë për policinë, për të vlerësuar nëse është qëlluar me thikë gjatë një tentative për grabitje apo gjatë një konflikti të agravuar.

Sakaq, policia në Komisariatin e Aversa-s po heton për zbardhjen e krimit duke mbledhur edhe dëshmitë e personave që mund të kenë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.