Disa studentë kanë tentuar të qëllojnë me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama. Ata ka pritur momentin kur kreu i qeverisë po dilte nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë, ku mbajti një aktivitet me biznesin e vogël, për të qëlluar me vezë në drejtim të makinës së shefit të mazhorancës. 

 

 

 

Tetë studentët janë shoqëruar nga policia per kete incident. Ata janë anëtarë të “Lëvizjes për Studentët” dhe tre të tjerët nga “Lëvizja Studentore në Prishtinë”.

 

Ne videon e meposhtme sjell momentet e shoqerimit te studenteve ne ambientet e komisariatit numër 2 ne kryeqytet. 

TË SHOQËRUARIT JANË:

Anita Lushi

Bora Mema

Klosi Hoxha

Viki Cipi

Liri Kuci

Durim Jasharaj

Dardan Konjufca

Valton Marku

 

Nje grup me i madh studentesh ishin duke protestuar para Fakultetit per ligjin e ri te arsimit, qe sipas tyre rrit tarifat vjetore te studimit ne publik duke ju afruar privatit. Por vetem 8 prej tyre jane shkeputur nga protesta me pankarta e thirrje kunder ligjit, dhe i jane drejtuar makines se Rames per ta qelluar me veze. 

 

Një nga studentet e shoqëruar në komisariat, ka treguar përmes një statusi në profilin e saj në Facebook se policia i ka dhunuar gjatë protestës së tyre.