Më 2 shkurt 2012, ai goditi me thikë një bashkatdhetar në Piazzale të Romës, për të cilën u dënua me 10 vite burg.

Që nga ajo mbrëmje, policia nuk rreshti si kërkuari dhe pas hetimeve të gjera dhe komplekse është zbuluar në Zvicër.

Bëhet fjalë për 31 vjeçarin me origjinë shqiptare, Mirjan Laraj, i cili kishte qëlluar me thikë një bashkatdhetarin e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda në bark.

Ai u arratis duke braktisur thikën me një teh të gjatë prej 25 cm. I riu arriti të mbijetonte pasi u dërgua me urgjencë në spital.

Shkak i konflikti dyshohej të ishte një vajzë deri kulmoi me goditjen me thikë para dëshmitarëve më 2 shkurt të 7 viteve më parë.

Në prill të vitit 2016, ai u dënua me 10 vjet për vrasje në tentativë, por ende nuk kishte asnjë gjurmë prej tij. Shqiptari kishte ikur jashtë vendit, në Zvicër.

Falë lëshimit të një urdhër arresti evropian, ai u zbulua dhe u arrestuar duke përfunduar në burg në Milano ku edhe do të kryej dënimin.

PUBLICITET