Një person është arrestuar këtë të mërkurë, në Durrës, pasi mbrëmjen e një dite më parë në zonën e Hamallaj ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve.

Sipas policisë, mësohet se pas një pune hetimore në pranga është vënë shtetasi me incialet E. A, ndërsa në cilësinë e provës i është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik me fishekë, të cilën e përdorte pa leje.

Ende nuk dihet, shkaku po policia po heton për të zbardhur rrethanat. Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarje ndodhur mbrëmjen e djeshme në Hamallaj, ku kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas një pune hetimore të specializuar nga ana e specialistëve ështe identifikuar dhe kapur autori.

Është vënë në pranga shtetasi E.A. dhe është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me fisheke.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.