Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë është arrestuar nga policia e Vlorës.

Në pranga ka rënë Genti Bana. Policia thotë se për të arreastuarin, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendim Nr.117, datë 26.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

Ngjarja për të cilën akuzohet 33-vjeçari ka ndodhur me 15 prill të vitit të kaluar në lagjen ”Isa Boletini”, ku shtetasi Genti Bana ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin L.M.
Materialet hetimore i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.