Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, të mërkurën në darkë, në fshatin Bushkash të rrethit të Matit.

Nga të dhënat paraprake të policisë, dyshohet se i plagosuri Gjovalin Rica ka qëlluar veten me çifte. Burimet bëjnë të ditur se, Xhovalin Rica, kryetari i Grupseksionit të PD në Ulëz është plagosur me armë në oborrin e shtëpisë së tij.

Mësohet se Rica është dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave, të cilat kanë shtyrë këtë person të qëllojë ndaj vetes.

Njoftimi i Policisë së Matit
Policia ka marrë informacion se në fshatin Bushkash, Mat, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj. R., 45 vjeç, pranë banesës së tij.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht i dëmtuari ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e gjahut. Shtetasi Gj. R., është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor vijon hetimet për sekuestrimin e çdo prove materiale që do të çonte në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakARRESTOHET VËLLAI I BIZNESMENIT, DREJTUESI I GRUPIT TË TRAFIKUT TË HEROINES
Artikulli tjetërARRESTOHET REPERI I NJOHUR STRESI