Qëndrimi ulur për orë të tëra është i lidhur ngushtë me 9 lloje kancerësh më shumë sesa e kemi menduar. Charles E Matthews, një epidemiolog në Institutin Kombëtar të Kancerit, paralajmëron se duhet të bëhet sa më shumë akvititet fizik, por më e rëndësishmja të qëndrojmë sa më pak ulur. Vetëm 1 orë qëndrimi ulur para TV, vendos edhe njërëzit më aktivë në një rrezik të lartë jo vetëm të kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë, që i dinim tashmë, por edhe me 9 lloje kancerësh të tjerë përfshirë mushkëritë, kokën ose qafën.

“Shikimi i TV është konkurrenti kryesor për të ecur dhe për të qenë më aktiv,”-tha Dr. Matheë. Qëndrimi ulur është i lidhur me vdekjen e hershme nga sëmudjet e zemrës, goditjes në zemër, diabet të tipit 2, presionet e larta të gjakut, sëmundjet e trurit, kushtet e frymëmarrjes dhe kanceri.