Dy shqiptarë janë arrestuar pasditen e djeshme në Patra; njeri është 28 vjeç dhe tjetri17; ata akuzohen për transport droge. Makina drejtohej nga 28 vjeçari dhe pasagjer ishte adoleshenti.

Policia greke kontrolloi makinën me ndihmën e një qeni policie dhe zbuloi pas artopalantëve brenda në makinë, 13 paketa me kanabis që peshonin 14 kg.

Media greke tha se qentë e policisë si Riki kontribuojnë shumë në parandalimin e krimeve të lidhura me rastet e drogës dhe ata janë shumë shoqërorë, miqësorë me qytetarët dhe nuk paraqesin rrezik për askënd.

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Shakallës së parë së Patras për t’u marrë në pyetje nga hetuesit dhe zbardhur kush qendron pas këtij trafiku droge.

Por, shihni momentin interesant kur qeni polic zbulon drogën e fshehur pas artopalantëve në sediljen e pasme të makinës.

Artikulli paraprakPRANGOSET 62 VJEÇARI, PLUMBA DHE LËNDË PLASËSE NË SHISHE QUMËSHTI
Artikulli tjetër56-VJEÇARJA VDES NË SPITAL, FAMILJA AKUZON MJEKËT