Kemi parë deri tani një qershor të freskët, me pak ditë të nxehta e kryesisht me vranësira. Por si nis kjo javë dhe çfarë sjell moti në vijim? Me sa duket xhaketën dhe çadrën duhet ta mbajmë me vete për çdo rast, pasi vranësira dhe reshje do të ketë sërish.

Tirana e Durrësi do të shoqërohen nga vranësirat gjatë gjithë javës. Në veri parashikohen reshje duke nisur nga sot edhe gjatë javës ashtu si edhe në juglindje.

Edhe në Shkodër do të jetë kohë me re por reshje priten vetëm të premten. Në jug të vendit, në Vlorë do të ketë vranësira por jo reshje, ashtu si edhe në Sarandë. Ndërkaq në Gjirokastër priten reshje.

Pra kthjellime e vranësira kalimtare do të ketë në të gjithë territorin. Pasditja fuqizon vranësirat duke sjellë shira të përkohshëm në zonat malore dhe shira të izoluar në zonat qendrore.

Gjithashtu, prej orëve të mesditës parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Lokalisht pritet breshër i izoluar. Era me drejtim Veriperëndim-Veri 1-15 m/sek. Deti i forcës 4 me lartësi dallge 2.2 metër. Shikimi 5-20km. Mjegullinë për shkak të reshjeve. Temperatura më e lartë do të jetë 32 gradë në vendet e ulëta.

Artikulli paraprak“MESSI NUK ËSHTË MARADONA. NUK E FITON DOT I VETËM BOTËRORIN”
Artikulli tjetërGRATË QË ZGJOHEN HERËT NË MËNGJES RREZIKOHEN MË PAK NGA DEPRESIONI!