Qeveria cakton ditën e premte 30 nëntori ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

Dita e punës, e datës 30.11.2018, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti, thuhet në vendimin e sotëm të qeverisë i cili hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Shkak është bërë fakti se 28-29 Nentori që janë festa zyrtare dhe ditë pushimi zyrtare i takojnë të jenë të mërkurën e të enjten. 30 nëntori i bie e premte, më pas 1 – 2 dhjetori janë pushimi i fundjavës.

Kjo tregon se administrata do të pushojë 5 ditë javën tjetër.
Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Pritet që edhe shkollat ta zbatojnë këtë vendim.

Artikulli paraprakFITORJA ME UELLSIN ‘OKSIGJEN’ PËR PANUÇIN
Artikulli tjetërKAPET FURGONI ME DROGË NË QAFË-THANË