Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar dy zv/ ministrat e rinj të Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit.

Sipas burimeve , Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu janë dy zv/ministrat e rinj. Lorena Haxhiu ka qenë drejtoreshë për rininë në Ministrinë e Arsimit.

Shtino dhe Haxhiu zëvendësojnë Besa Shahinin, që u emërua në postin e ministres pas shkarkimit të Lindita Nikollës dhe Taulant Mukës, i cili dha dorëheqjen vetëm pak ditë pas emërimit në këtë post në muajt e fundit të vitit të kaluar.

Ndërkohë që ka paraqitur dorëheqjen edhe zv/ ministri i Bujqësisë, Ilir Halilaj.

PUBLICITET