Qeveria shqiptare është duke shqyrtuar projektvendimin për të miratuar kartën e të drejtave të qytetarit për përfitimin e shërbimeve publike.

Ky draft, i propozuar nga zv/Kryeministrja Senida Mesi, është ende në fazën e diskutimit publik dhe pritet të miratohet së shpejti. Zv/Kryeministrja Mesi, në një postim në rrjetet sociale, sqaron se karta e qytetarit do të mundësojë lehtësira në fushën e shërbimeve publike.

Shumë afër miratimit të kartës së të drejtave të qytetarit për përfitimin e shërbimeve publike! Ky projekt-vendim i qeverisë shqiptare, i cili është tashmë në proces #KonsultimiPublik,

përcakton shumë qartë të drejtat kryesore të qytetarëve dhe bizneseve përgjatë procesit të ofrimit të shërbimeve publike nga ana e organeve të administratës shtetërore”, shprehet zv/Kryeministrja Mesi.

Ky projekt-vendim synon që të përcaktojë qartë të drejtat kryesore të qytetarëve dhe të bizneseve për shërbimet publike. Por çfarë përmban kjo kartë e qytetarit? Sipas draftit të qeverisë, janë 20 pika që qytetarëve dhe bizneseve duhet t’u garantohen.

Këto janë:

-Të drejtë për informim;

-Të drejtën për akses në shërbimet publike;

-Të drejtën e tërheqjes nga kërkesa;

-Mënjanimi i barrës mbi qytetarët dhe bizneset;

-Të drejtën për trajtim të barabartë në ofrimin e shërbimeve publike;

-Të drejtën për ndihmë aktive gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve;

-Të drejtën për zgjidhje efektive;

-Të drejtën për të proceduar kërkesën sipas radhës së aplikimit;

-Të drejtën për marrjen e shërbimit brenda afateve të arsyeshme;

-Të drejtën për marrjen e një shërbimi në mënyre transparente;

-Të drejtën për të pasur alternativa në paraqitjen e kërkesës dhe ofrimin e shërbimit;

-Të drejtën për të mos u penalizuar për gabimet/pasaktësitë e institucioneve të administratës shtetërore.

-Të drejtën për ankim;

-Infrastruktura në ofrimin e shërbime publike;

-Përgjegjshmëria ndaj qytetarëve dhe biznesit;

-Mbrojtja e të dhënave personale, informacioneve apo sekreteve tregtare;

-Të drejtën për këshillim paraprak;

-Të drejtën për shërbim cilësor;

-Të drejtën pjesëmarrja në përmirësimin e shërbimeve publike;

-Publikimi, informimi dhe edukimi.

https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/88