Duke nisur nga viti 2019 qeveria ka premtuar rritje pagash për disa kategori, duke nisur nga sistemi shëndetësor, arsimor, sistemi penitenciar apo dhe diplomacia.

Në një konferencë për shtyp ministri i Financave Arben Ahmetaj pohoi se fondi shtesë për pagat në sistemin e shëndetësisë është 1 miliard lekë. Ndërkohë, për arsimin do të shkojnë 1.5 miliardë lekë.

Lajm i mirë është rritje e pagave; shëndetësi, arsim, mbrojtje, sistemi penitenciar dhe trupi diplomatik i Shqipërisë në vendet e ndryshme. Në Shëndetësi përfitojnë 4650 mjekë dhe 13745 infermierë me një fond vjetor mbi 1 mld lekë.

Në arsim përfitojnë 35783 staf mësimor me një fond vjetër 1.5 mld lekë. Në sistemin 6560 policë të burgje me një fond 600 e ca mln lekë në vit. Do ketë rritje të ndeshmë të pagave për diplomatët shqiptarë prej 20 %”, -tha Ahmetaj.

Po ashtu Ahmetaj ndau me publikun edhe pritshmërisë e qeverisë për vitin që vjen, ndërsa shtoi se 2019-ta do të pësojë rritjen nga më të lartat në vendet e rajonit.

Paketa fiskale që e shoqëron ky buxhet, reflekton vëmendjen e qeverisë ndaj qytetarëve. Qoftë për uljen e borxhit të trashëguar ndër vite, qoftë rritjen e të ardhurave, qoftë edhe privatizimin e investimeve publike në favor të rritjes ekonomie.

Konkretisht rritja ekonomike për 2019 parashikohet të jetë 4.2 përqind të prodhimit ë brendshëm bruto. Pra, ndër më të lartat në rajon.

Është niveli më i ulët historik i deficitit buxhetor që shkon me mendësinë e kësaj qeverie për të ulur borxhin publik mbi shpatullat e qytetarëve. për të katërtin vitin radhazi buxheti parashikon sufiçit primar.

Për të katërtin vit radhazi qeveria Rama nuk krijon borxh të ri. megjithëse jemi duke ulur borxhin publik do të kemi një nivel investimesh të konsiderueshme prej 5 % të prodhimin të brendshëm bruto.

qeveria do të investojë në nivele të konsiderueshme dhe në terma nominal investimet publike do të shkojnë në 900 mln dollarë. në të njëjtën kohë ajo që ne e përdorim si spirancë e shëndetshmërisë,

borxhi publik në fund të 2019 do bjerë 64.9 %. E trashëguam 74 %. Vitin tjetër do të jetë 6.4.9 %, që do të ulet për të lehtësuar barrën e borxheve të trashëguara në familjet shqiptare. Kemi ulur taksat”, tha ai.

Gjithashtu ministri i Financave njoftoi se rritje pagash do të ketë edhe për mëseusit dhe se investime spektakolare po bëhen për mbylljen e akseve nacionale rrugore.

“Do përfitojnë 30 mijë familje me një fond prej 2 miliardë lekësh. Përsa i përket paketës fiskale, tentojnë lehtësim të barrës, mbi 15 mijë punonjës përfitojnë nga ulja e tatimit.

Arsimi do vazhdojë të jetë mbi 3% të PPB, do ketë rritje të pagave të mësuesve tek 7% . Do vijojë dhurimi i librave falas për nxënësit. Transporti falas për 28 mijë nxënës dhe 10 mijë mësues. Do vazhdojnë projekte të reja shkollash.

Do vazhdojnë akset rrugore nacionale, rruga e Arbrit, kemi më pas një seri segmentesh rrugore. Do ketë një investim spektakolar me standartet më të mira europiane. Vitin që vjen do mbarojnë bajpaset e Fierit dhe Vlorës,” u shpreh Ahmetaj.