Qeveria është zhvendosur në qarkun e Gjirokastrës në një mbledhje dy ditore, ndërsa kryeministri Edi Rama ka dalë një komunikim me mediat.

Së shpejti fillon by-pass i Tepelenës, por edhe rruga Kardhiq-Delvinë, më në fund bëhet realitet duke nisur nga ky vit.

Janë edhe një serë projektesh të tjera në Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, por edhe shumë projekte të tjera në shëndetësi, arsim ku do të ndërtohen disa shkolla.

Gjirokastra si qark është edhe pjesë e programit të ‘100 fshatrave’ me 13 fshatra që janë përzgjedhur. Përsa i përket pikës kritike në qytet të rrëshqitjes së dherave, faktikisht për fat të keq nuk ka pasur shumë gatishmëri nga bashkia, por është kapërcyer me studimin e plotë.

Ndërhyrja do të bëhet e plotë, ai problem do të zgjidhet njëherë e mirë. Është një shqetësim real për shumë banorë të zonës.

Rama:Besoj që ju jeni të interesuar edhe për atë pikën kritike këtu në qytet ku prej vitesh ka pasur përsëritje të një situate të vështirë që arriti dhe me një kulminacion dramatik, më një rrëshqitje të konsiderueshme të dheut.

Faktikisht për fat të keq nuk ka pas shumë gadishmëri nga ana e Bashkisë por është kapërcyer me kryerjen e studimit të plotë dhe të projektit nga qeveria dhe pavarësisht kostos relativisht të lartë të projektit

ne jemi angazhuar që ta bëjmë të plotë ndërhyrjen dhe ta zgjidhim njëherë e mirë atë problem në atë pikë të qytetit që është edhe një shqetësim real për shumë banorë në atë zonë.

Artikulli paraprakPO KALONTE KUFIRIN NË KAPSHTICË, ARRESTOHET TRAFIKANTI I DROGËS
Artikulli tjetërKATER SHQIPTARË ARRESTOHEN ME 86 KG KOKAINË