Përfaqësues të Ministrisë së Energjitikës dhe Infratrukturës kanë mbërritur në ambjentet e Uzinës së Telave në Shkodër, për të nisur procedurat e menjëhershme për heqjen e koncensionit për firmën turke që ka pasur në menaxhim uzinën e telave dhe për ta marrë në dorëzim qeveria Shqiptare.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërkohë që punonjësit të cilët kanë një vit pa marrë pagat qëndruan jashtë në pritje të një përgjigjeje.

Në përfundim të mbledhjes drejtori i uzinës së telave dhe kabllove Llazar Berati u shpreh se qeveria po përgatit procesverbalin e marrjes në dorëzim të aseteve të cilat do i kalojnë ministrisë së linjës.

Ndërkohë Berati tha se punonjësit do të marrin pagat e 6 muajve, ndërsa për pjesën tjetër të pagës punonjësit duhet të hapin proces gjyqësor ndaj firmës turke.

Ndërkohë punonjësit thanë se do e ndjekin të drejtën e tyre legjitime përmes protesave.

Punonjesit e uzines se telave ka një vit që nuk kanë marrë pagat pasi firma Turke “AlkableShpk” është zhdukur pa lënë gjurmë.

Edhe më përpara punonjësit kanë protestuar dhe shprehen se janë gënjyer dhe tashmë nuk do ta tolerojnë më dhe kërkojnë paratë e tyre që firma ia ka borxh.

 

 

Artikulli paraprakRAMA NË SHKODER, FRPD NË PROTESTË
Artikulli tjetërNDIHMA EKONOMIKE, REAGON BASHKIA SHKODËR