Qeveria spanjolle i ka hequr fuqitë shefit të policisë rajonale të Katalunjës, pak orë pas vendosjes së sundimit direkt mbi rajonin.

Kjo është masa e parë specifike e marrë që kur parlamenti katalan votoi për të deklaruar pavarësinë. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy gjithashtu lajmëroi shpërbërjen e parlamentit rajonal dhe shkarkimin e liderit katalan, si dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme lokale. Ndërkohë, nuk kanë, nuk kanë munguar protestat pro dhe kundër pavarësisë së Katalunjës gjatë gjithë natës.

Të premten, senati spanjoll aprovoi masat e kërkuara nga kryeministri Rajoy për të vendosur sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalunjën. Rajoy deklaroi se lideri katalan Carles Puigdemont dhe kabineti i tij do të shkarkoheshin, ndërkohë që zgjedhjet e parakohshme janë përcaktuar të mbahen në 21 dhjetor. Në anën tjetër, parlamenti katalan deklaroi pavarësinë e rajonit përmes një mocioni të mbështetur nga 70 deputetë në parlamentin me 135 ndenjëse.

Separatistët thonë se atë nuk janë më nën jurisdiksionin spanjoll dhe ka gjasa që pavarësia të deklarohet si e jashtëligjshme nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës. Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë shprehur mbështetjen e tyre për unitetin e Spanjës. Javën e ardhshme pritet që prokurorët spanjollë të ngrenë akuza për rebelim ndaj liderit katalan Puigdemont.

Artikulli paraprakPPE, PËR “TAHIRIN”: JO PRESION PROKURORISË
Artikulli tjetërAKTIVITETI FIZIK SHUMË INTENSIV NXIT PRODHIMIN E NJË MOLEKULE KUNDËR KANCERIT