Ndezja e qirinjve, nëpër varre, janë bërë shkak që varrezat e fshatit Verjon, Nikël, në Krujë, të përfshihen nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur dje, ku sipas burimeve të Policisë, është djegur një sipërfaqe me ferra dhe shkurre.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 30. 09. 2018, në fshatin Verjon, Nikël, në afërsi të varrezave, ka rënë zjarr, ku është djegur një sipërfaqe me ferra dhe shkurre. Nga veprimet e kryera rezulton se në varrezat digjeshin shumë qirinj nga ku zjarri është përhapur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

Artikulli paraprakKËRKONIN TË SHKONIN NË BRITANI, ARRESTOHEN 7 SHQIPTARË NË HOLLANDË
Artikulli tjetërDY RASTE DHUNE, VJEHRRI RREH NUSEN, DJALI DHUNON BABANË