Lidhja e shqiptarëve me armët është e fortë, kjo që nga koha e komunizmit, kur çdo qytetar ishte i detyruar të bënte zbor. Ndërsa si sport i ka dhënë Shqipërisë me shumë medalje në arenën ndërkombëtare.

Kjo lidhje me sa duket vijon, pasi sporti i qitjes është kthyer në modë. Janë të shumtë personat që për të bërë diçka të re zgjedhin të gjuajnë me armë në poligone private.

Instruktori Denis Juga, një ish-ushtarak me karrierë gati 12 vjeçare, tregon se interesimi është i madh, madje nuk ka as ndarje gjinore.

Instruktori tregon se ka të apasionuar që këtë sport e ushtrojnë rregullisht. Fakti që e frekuntojnë shpesh poligonin shumë prej tyre nuk i bënë qitës të mirë. Por ka persona që këtë dhunti e kanë të lindur. E tillë është 22-vjeçarja Lediana, e cila sot gjuan për herë të dytë.

Për të shkuar për qitje në një poligon ka rregulla të forta, dhe nuk pranohesh pa mjet identifikimi.