GJYETARËT, FESTOJNË 70 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË.Shoqata e gjuetarëve, “Jakup Bajri”, në kuadër të 70 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, ka organizuar një aktivitet sportiv, “Qijte me Piatel”, në Shirokë. Në këtë aktiviteti përveç, anëtarëve të shoqatës, të cilët kanë paguar kontributet e këtij viti dhe janë paisur me dokumentat përkatëse, ka marrë pjesë,

Prefekti i Qarkut të Shkodrës,Paulin Radovani dhe sekretari i përgjithshëm i shoqatës së gjuetarëve, Thimi Perri. Ky aktivitet për gjuetarët ka sjellë një atmosferë festive për të gjithë, duke qenë se Shqipëria është në moratorium për dy vite, ku është ndaluar gjuetia në të gjithë vendin. Prandaj dhe qitja me piatel ka bërë që gjuetarët të konkurronin mes tyre, ku fillimisht kanë qenë veteranët që kanë nisur garën duke përfunduar me ato më të rinjtë.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/KybImcnRvrE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]