Ne redaksine e Star Plus qytetaret kane denoncuar nje masaker mjedisore qe po ndodh ne Shirq te Njesise Administrative Dajç.Koshat e mbeturinave sipas banoreve, kane disa jave qe nuk jane pastruar duke bere qe ne keto kosha te grumbullohen mbeturina te shumta.

Keto grumbuj mbeturinash qendrojne prej javesh te akumuluara ne disa kosha te papastruara duke sjelle ndotjen e ajrit ne ate zone dhe duke qene burim infeksionesh te ndryshme per banoret qe jetojne aty afer.

Banoret bejne thirrje qe te pastrohen keto kosha pasi mund te marrin infeksione te ndryshme te favorizuar edhe nga temperaturat e larta qe kane perfshire vendin.