Kompanitë e telefonisë celulare së fundmi kanë ndryshuar çmimet e paketave të shërbimeve telefonike për klientët me parapagesë.

Qytetarët shkodrënë shprehen se komunikimi me celular po bëhet akoma më I shtrenjte dhe se cmimet janë të papërballueshme për ekonominë e tyre.

Por ka dhe nga ata qytetarë për të cilët cmimet e paketave telefonike janë të pranueshme.

Në fakt po të krahasosh cmimet e ofertave telefonike me vite më parë në një vihet re një rritje e tyre në secilen prej komopanive.

Kjo është absurd në një vend vend ku funksionojnë tre operatorë për shërbimet telefonike, konkurrenca midis tyre duhet të ishte e lartë, ndërsa në shqipëri ndodh e kundërta.

Kompanitë I rrisin cmimet sipas dëshirës pavarësisht gjendjes ekonomike të qytetarëve shqiptarë.

Në këtë rast, shteti duhet të luajë rolin e tij si rregullator i tregut për të siguruar stabilitet çmimesh për të mbrojtur konsumatorin, shmangien e praktikave jo-konkuruese dhe diskriminuese si dhe rritje të qëndrueshme ekonomike