Sigurimi i ngrohjes është çështja kryesore e çdo familje gjatë stinës së dimrit.

Në këto ditë të ftohta, edhe qytetarët shkodranë kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të ngrohur shtëpitë e tyre.

Ne morëm mendime nga qytetarë të rastësishëm të cilët shprehen se tradicionalisht zgjedhin të ngrohen me dru.

Një pjesë e qytetarëve shkodranë thonë se i vuajnë tarifat e larta që paguajnë për t’u ngrohur. Ndërkohë, nuk fshehin as faktin se një pjesë e madhe e të ardhurave mujore shkon për sigurimin e ngrohjes.

Që në ditët e para të muajit janar të këtij viti, temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në të gjithë Shqipërinë.

Të mërkurën e ardhshme parashikohet të arrihet një rritje e lehtë e temperaturave që i përshtaten stinës së dimrit dhe deri atëherë të gjithë duhet të marrin masa për ngrohje çka përkthehet me më shumë shpenzime në xhepin e tyre.

PUBLICITET