Mbyllja e kufinjve si shkak I përhapjes së pandemisë COVID-19 duket se I ka penalizuar qytetarët shkodranë të shfrytëzojnë verën për të lëvizur në shtete ku jetojnë fmëijët e tyre. Të pyetur nga Star Plus, ata tregojnë se këtë vit do tu duhet të përshtaten me kushtet e vendosura nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian deri në hapjen përfundimtare të kufinjve e më pas të udhëtojnë drejt shteteve të ndryshme.

Ndërkohë, ka edhe nga ata qytetarë të cilët shprehen se kanë frika e infektimit nga virusi nuk I lejon të lëvizin jashtë qytetit qoftë edhe për një ditë.

Pandemia ka shfaqur pasojat e para të përhapjes së saj në sektorin e turizmit. Mbyllja e kufinjve, ka bërë që të ulet ndjeshëm numri I turistëve por edhe ka penguar qyettarët shkodranë të lëvizin drejtt shteteve ku kaën të afërmit pasi siç shprehen ata, Shqipëria nuk ofron kushtet e duhura për të bërë pushime.