Shkodra është qyteti i tretë ku Ëorld Vision Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Bashkinë e Shkodrës cel hapësira zhvillimore, në shkollën 9-vjecare :”Skenderbeg”

Drejtoresha e Ëorld Vision për Ballkanin Perendimore Eljona Boce Elmazi së bashku me Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, drejtorin e arsimit Shkodër Kadri Ymeri dhe përfaqëues të drejtorisë Rajonale të

Shëndetësisë e asaj të shërbimit social firmosën sot në ambjentet e shkollës Skenderbeg marrëvëshjen e mirëkuptimit që i hap rrugë funksionimit të këtij modeli inovativ zhvillimi

Hapësira zhvillimore është një model zhvillimi që Ëorld Vision e sjell për herë të parë në Shqipëri

Krahas Korcës dhe Lezhës tashmë ky model inovativ i shërbimeve të integruara do tu vijë në ndihmë 800 nxënësve të Shkollës “Skenderbeg” në Shkodër.

Kjo hapësirë zhvillimore do të ofrojë shërbime të integruara psiko-sociale, zhvillimore, terepeutike, brenda hapësirave shkollore me qëllim zhvillimin e fëmijëve dhe me fokus të vecantë fëmijët me aftësi të kufizuara

Artikulli paraprakQEVERIA TURKE INVESTIME ANTIPËRMBYJE NË SHKODËR
Artikulli tjetërPISTULL, NXËNËSIT PROTESTË PËR LARGIMIN E MËSUESIT