Në Shqipërinë e sotme ndërlidhja konstante dhe rehatia që siguron përdorimi i teknologjive të domosdoshme e kanë bërë jetën për shumëkënd më të çlirët dhe më zbavitëse.

Ndërsa pak dekada më parë shqiptarët shihnin me lakmi nëpër ekranet e televizorëve pajisjet dhe teknologjitë (tashmë të vjetra) që perëndimorët i përdornin, por nga kjo anë mundet vetëm t’i ëndërronin, sot shumica e varianteve të tyre bashkëkohore gjenden edhe në Shqipëri.

Ndaj në ditët tona, sa kohë që një skocez, argjentinas dhe shqiptar mund të jenë duke përdorur të njëjtat pajisje në të njëjtin moment në cepa të ndryshëm të planetit, kur flitet për njeriun bashkëkohor, automatikisht po flitet edhe për shqiptarin bashkëkohor.

Pas konsultimit me ekspertët përkatës, njëherësh përdorues të pajisjeve të njëjta apo të ngjashme, këtu kemi përpiluar një listë praktike me disa prej pajisjeve teknologjike, të cilat përveçse (ndër) më të mirat në llojin e tyre për segmentet përkatëse të çmimit, mund të gjenden edhe në tregun shqiptar në më shumë se një zinxhir dyqanesh.

Smartphone

Një celular i mirë (domosdoshmërisht smartphone) duhet që jo vetëm të ketë cilësi të larta funksionaliteti, por që këto cilësi t’i mbijetojnë kohës sa të vazhdojë të konsiderohet i mirë edhe pas disa vitesh. Kjo do të thotë se nuk mund të jetë një pajisje e lirë.

Kriteret tona? Ndërtim i fortë fizik dhe i programeve, me jetë të gjatë baterie, kamera të nivelit të lartë, paraqitje e lartë estetike dhe çmim të përballueshëm. Vota jonë shkon për Samsung Galaxy S9. Ky telefon ka një rezolucion prej 5.8 inch, me trashësi dhe peshë shumë të mirë, dhe me cilësi të shkëlqyer të kameras.

Telefoni ka 4GB RAM me performancë të lartë dhe 64GB memorie të brendshme. Gjithashtu, ka një bateri prej 3,000mAh dhe ekran Quad HD+ Super AMOLED, krahas estetikës së lartë në paraqitjen tërësore të celularit.

Smart-Ora

Nga ‘telefonat e mençur’ te ‘orët e mençura’ (smartwatch). Në ditët tona ora nuk shërben më vetëm për të treguar kohën, por edhe se çfarë bëjmë me kohën në dispozicion. Në varësi të nevojave dhe buxhetit ka një sërë produktesh shumë të mira të këtij lloji edhe në Shqipëri.

Ndër përdorimet dhe lehtësitë kryesore janë matja e distancave, e hapave, e shpejtësisë, rrahjeve të zemrës dhe të orëve të gjumit, lidhja me aplikimet e telefonit etj. Gjithashtu, mundëson që për disa përdorime bazë, si për të parë kush ka shkruar, të mos jetë nevoja të nxirret telefoni nga xhepi, por thejsht të shihet ora.

Vota jonë shkon për Apple Watch, e cila thuajse nuk ka rival në segmentin e saj. Përveç se përmbush të gjitha përdorimet e listuara më lart, ajo edhe realizon telefonata dhe është tepër e hijshme, duke iu përshtatur edhe çdo shijeje në varësi të ngjyrave të ndryshme.

Kufje Bluetooth

Për ata që ngasin makinën apo biçikletën, apo bëjnë ecje të gjata, një pajisje e cilësisë së lartë, pa fije dhe pa nevojën e përdorimit të duarve – si bezdisja që përjeton përdoruesi kur mban krahun lart me celularin te veshi për 20 minuta – është zgjidhja e domosdoshme. Duart janë të lira, sytë të rruga dhe nuk ka asnjë kabëll të bezdisshëm që rrotullohet nëpër rroba e gjymtyrë.

Sipas këtyre kritereve dhe duke marrë parasysh një çmim të arsyeshëm, vendin e parë e merr Plantronics Explorer 50. Cilësi shumë e lartë zëri, mikrofoni, përshtatje në vesh dhe pamjeje estetike.

Duhanpirje e teknologjisë së lartë

Kjo pajisje vlen vetëm për duhanpirësit që nuk e lënë dot, për të cilët ka ardhur koha të përqafojnë teknologji pa tym dhe me risk shumë të reduktuar. Bëhet fjalë për duhan që nuk digjet, por ngrohet, duke mundësuar të merret nikotina, por jo dhe katrani dhe përbërësit e tjerë të rrezikshëm. Kjo teknologji gjeneron deri në 95 përqind më pak përbërës të dëmshëm në krahasim me cigaren.

Ndërkohë që ka pasur përparime të mira nga industria e duhanit, vota jonë shkon për IQOS. IQOS shkëlqen në terma të përbashkët cilësie, çmimi, përmbajtjeje, estetike dhe lehtësi përdorimi.

Altoparlant portabël Bluetooth

Tingulli cilësor dhe me volum të lartë mundësohet kudo që shkon pavarësisht se altoparlantët e celularit apo laptopit dështojnë të japin performancën e duhur. Kënaqësia dhe lehtësia e pasjes me vete të një pajisjeje të vogël, pa kabëll, të lehtë dhe me cilësi dhe kthjelltësi të lartë zëri dhe basi.

Muzika shijohet shumë më mirë direkt nga celulari, filmat shihen shumë mirë edhe pse altoparlantët e laptopit dëgjohen më pak se miza. E vendos diku apo e var në mur, apo në një degë peme, apo te biçikleta… kudo.

Gjithashtu, mund të përdoret edhe për një telefonatë ku janë disa perona që dëgjojnë nga njëra anë, për një thirrje konferencë me disa veta dhe të tjera përdorime të nevojshme. Altoparlantët portabël Bluetooth sot janë një luks i vogël dhe i përballueshëm.

Vota jonë shkon për JBL Clip 2, i cili është i vogël, me tingull shumë të mirë, kundër ujit dhe me çmim të përballueshëm.