Qindra tifozë rumunë kanë bërë thirrje raciste duke brohoritur “Kosova zemra e Serbisë” dhe parulla të tjera në ndeshjen e mbrëmshme kundër Serbisë në Beograd.

Serbët, para ndeshjes i kishin vlerësuar lart këto brohoritma të tifozëve rumunë, të cilët ishin rreth 10 mijë një ditë më parë në Serbi.

Mediat e Serbisë e kanë quajtur kënaqësi korin e tyre racist “Kosova është zemra e Serbisë”, që kanë kënduar tifozët rumunë ndërsa ata kanë ndezur edhe flakadanë.

Nuk ka ende ndonjë reagim nga Federata e Futbollit të Kosovës apo UEFA për brohoritmat e tifozëve serb që vazhdimisht bëhen në tribunat e stadiumeve serbe.

Kjo nuk është hera e parë që kanë ndodhur thirrje të këtilla, ndërsa Serbia dhe Rumania ndanë pikët në kuadër te Grupit 4 te Liges C te Kombeve.

Ndeshja përfundoi 2-2. Nga ana tjetër Kosova mori një fitore ndaj Ishujve Faroe duke debutuar me një rezultat pozitiv në stadiumin e ri “Fadil Vokrri”.