Në libraritë e përcaktuara ka nisur prej ditësh shitja e teksteve shkollore për sezonin 2016-2017.

Në shumë prej këtyre librarive ku po shpërndahen librat për nxënësit janë krijuar radhë të gjatë si dhe pritja shkon deri në disa orë për t’u paisur me këta libra. Shumë prej tyre vijnë nga fshatra të ndryshëm në drejtim të Shkodrës dhe sërish nuk arrijnë që të marrin librat për fëmijët e tyre. Qytetarët shprehen se zgjidhja më e mirë do të kishte qenë që librat të shpërndahen në shkollat përkatëse dhe jo në librari. Sipas tyre nuk është normale që të presin kaq gjatë të radhë si dhe të sorollaten në pikave të ndryshme të shitjes së librave. Vitet e kaluara tekstet shkollore janë shpërndarë në shkollat përkatëse në qytetin e Shkodrës. Këtë vit edhe pse shkollat kanë mjedise të mjaftueshme për të bërë të mundur shpërndarjen e librave është menduar që të tregtohen në library të ndryshme. Kjo ka bërë që të krijohet një lloj kaosi për prindërit. Gjatë pritjes shpesh herë ka edhe debate mes qytetarëve për mosrespektimin e radhës.

Artikulli paraprakBUNKERI ME MUNICIONE, XHENIERËT DUAN PËRFORCIME
Artikulli tjetërFONDET E QEVERISË, DEBATI MBËRRIN NË KËSHILL