PREFEKTI SHKODRËS: SHIFRAT I KAM NGA SHEFJA E URBANISTIKËS NË BASHKI. 2.3 milion euro duhen për të zgjidhur problemin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha në lagjen “Mark Lula” në qytetin e Shkodrës. Një gjë të tillë e thotë prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani pas një bisede që pretendon se ka zhvilluar me drejtoren e urbanistikës në Bashkinë Shkodër.

Po ashtu 23 milion lekë të reja investim duhen edhe për të zgjidhur problemin e ujit të pijshëm. Ka 25 vite thotë prefekti Radovani që edhe ndërkombëtarët bëjnë këto vërejtje por ende nuk ka një zgjidhje për këto problematika si në rastin e lagjes “Mark Lula” 2.3 milion euro për kanalizimet dhe 23 milion lekë të reja për ujësjellësin janë shuma të mëdha ndaj do të jetë e vështirë për të gjetur fondet e financimit për t’i zgjidhur keto problematika në lagjen “Mark Lula”.

Artikulli paraprakZEF HILA PREZANTON PROGRAMIN 2015-2019
Artikulli tjetër“DREJTIMI I DUHUR”, KETI BAZHDARI VIJON TAKIMET ME BANORËT