Mesa duket paralajmërimi i Prefektit Paulin Radovani nuk është se ka pasur impaktin e duhur ne permiresimin e gjendjes tek varrezat e deshmoreve.Vatrat e zjarrit ishin te pranishme edhe këtë te premte dite kur prefekti Radovani ishte per nje isnpektim.

Ai ne bashkëpunim me disa firma private po bëjne te mundur sheshimin e zonës dhe fikjen nje here e mire te ketyre vatrave qe po shkaterrojne sistemin mjedisor. Radovani u beri thirrje banoreve te mos bejne ndertime informale pasi kjo zone periferike ne te ardhmen do ti nënshtrohet nje projekt rehabilimiti ndersa e cilëson si tejet te nevojshme qe e gjithë zona te kthehet ne nje aset te bashkisë Shkodër.Gjate mbledhjes qe organizoi pak dite me pare Prefekti Radovani deklaroi se kush hedh dhe i djeg ato do të ndiqet penalisht. Djegia e mbeturinave pranë varrezave të dëshmorëve po kthehet në një rrezik të madh për banoret aq sa kjo pjese e qytetit ngjan gjithje e me teper si nje zone fabrikash toksike.

PUBLICITET