SITUATA ËSHTË ALARMANTE, GRUMBULLOHEN LOJTARË TË RINJ.Vllaznia do të kërkojë një fitore me çdo kusht ndaj Teutës. Kështu është shprehur trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri, një ditë përpara ndeshjes.

Tekniku Italian në konferencën për media, është shfaqur tejet i qetë, duke shprehur haptazi lodhjen dhe situatën aspak të mirë që po kalon ekipi.  Është një ndeshje shumë e vështirë por ne duhet ta fitojmë më çdo kusht. Unë e di shumë mirë situatën në të cilën jemi prandaj dhe kjo përballje ka një rëndësi shumë të madhe. Mund të them që jemi përforcuar me disa lojtarë të rinj. Unë kam se çfarë lëvizjesh të bëj përveç atyre që tashmë dihen. Por me lojtarët që do të aktivizojmë do të kërkojmë të marrim maksimumin. Duke u ndalur tek situata në klub ne nuk do të merremi me gjërat që ndodhin jashtë stërvitjes e jashtë fushës. Do të jemi të fokusuar në lojën tonë. Në rast humbjeje, do të jenë drejtuesit ato që do të vendosin. Unë si trajner jam duke bërë maksimumin e mundshëm në krye  të skuadrës dhe do të kërkoj të jem sërish në dispozicion. Ditën që do të më kërkohet e kundërta do të respektoj vendimin e klubit. E rëndësishme është që në takimin me Teutën të marrim më të mirën , e dimë që është një përballje e vështirë. Takimi me durrsakët do të zhvillohet ditën e dielë pa praninë e tifozëve. Në formacionin kryesorë pritet të ketë disa lëvizje, kjo për shkak se në skuadër janë grumbulluar disa lojtarë nga ekipi i të rinjve. Gjithsesi, kjo ndeshje pritet me interes, dhe drejtuesit në Shkodër presin tri pikë. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/3a7mrpr4pLY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]