MUNGESA NË PANKINË NUK DO TË KRIJOJË PROBLEME GJATË NDESHJES. Vllaznia do të kërkojë sërish fitore, ashtu siç ka bërë në të gjitha takimet pavarësisht humbjeve të arritura.  Këtë bindje ka trajenri Baldo Raineri, i cili thekson se ekipi do të kërkojë të jetë sulmues sin ë të gjitha pëërballjet, pavarësisht kundërshtarit që do të ketë përballë. 

 

Ne kemi realizuar përgatitjet e duhura për një ndeshje të vështirë. E dimë se nuk do ta kemi të lehtë, por ne do të bëjmë më të miren e mundshme për një fitore. Duhet të  arrijmë tek rezultatet pozitive për të larguar serinë e humbjeve. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por ne do të hymë gjithmonë për fitore dhe do të jemi gjithmonë në sulm. Besoj se lojtarët do të bëjnë më të miren e tyre në fushën e lojës e duke kërkuar të ruhemi nga gabimet e fundit në mbrojtje. 

 

Në këtë sfidë, Rianeri nuk do të jetë në pakinë për shkak se është dënuar që në përballjen me Tiranën por sipas tij nuk përbën problem pasi do të jetë dikush që ta zëvëndësojë. 

Nuk besoj se do të jetë problem. Lojtarët kanë marrë të gjitha udhëzimet se si duhet të luajnë në fushën e lojës. Do të jetë dikush që do të më zëvëndësojë dhe kjo është diçka pa shumë rëndësi. Për ne mbetet kryesorë mënyra e ojës, pavarësiosht se kundërshtari mund të kërkojë të bëjë një lojë sulmuese. Edhe ne do të përgjigjemi me të njëjtën mënyrë, por mos të harrojmë se ndaj Tiranës, ngaqe sulmuam vazhdimisht ne pësuam. Do të kërkojmë të shënojmë dhe të fitojmë dhe jam i bindur për këtë. 

 

 

 

 

 

Vllaznia do të kërkojë të prsiëh serinë e humbjeve pas pesë të tilla radhazi. Ndërkohë që Gilman Lika do të luajë kundër ish-skuadrës së tij por nga ana e tjetër është dhe Arsid Kruja që do të jetë që nga minuta e parë ndaj Vllaznisë. Takimi do të zhvillohet ditën e shtunë në Vlorë, në orën 17:00. 

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/U-YZX4dmoBc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSENSIBILIZIM PËR PAJTIM NË PRAG TË 14 SHKURTIT
Artikulli tjetërRAINERI: KUSH ËSHTË VIORESIN SINANI?