KUQEBLUTË KËRKOJNË MBËSHTEJTEN E TIFOZËVE.Vllaznia do të hyjë në fushën e lojës për të arritur një fitore, jo vetëm ndaj Tiranës por përballë çdo kundërshtari. Kështu është shprehur trajneri i skuadrës Baldo Raineri një ditë përpara takimit me bardheblutë nga kryeqyteti.

Në konferencë për media, Raineri ka folur më konkretisht për pragsfidën.  “Mendoj se Vllaznia ashtu siç ka bërë në të gjitha ndeshjet e tjera do të hyjë dhe ndaj Tiranës për fitore. Kemi disa probleme shëndetësore me disa lojtarë prandaj dhe nuk e kam përcaktuar formacionin. Mëgjithatë unë kam besim se me mbështetjen e tifozëve do të arrijmë të japim maksimumin tonë në një ndeshje të rëndësishme. Di të them se ne do ta respektojmë kundërshtarin dhe në fund të fitojmë tre pikët e takimit”, ka thënë Raineri. Përsa i përket formacionit, Raineri nuk ka dhënë detaje, duke ruajtur kështu të njëjten praktikë përpara çdo sfide. Mëgjithatë do të bëjë disa ndryshime përsa i përket atmosferës në stadium. Për të rritur dhe mbështetjen e të gjithë tifozëve trajneri do të realizojë stërvitjen e ekipit përpara sfidës në kahun e grupimit të tifozave. Përveç kësaj ai ka theksuar që me lojën e lojtarëve dhe mbështetjen e tifozave, Vllaznia nuk do ta ketë shumë të vështirë për të arritur një fitore. Takimi do të zhvillohet ditën e enjte në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi”

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/-Cnf8BjG5SI?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVELIAJ: S’KA SHKOP MAGJIK PËR PUNËSIMIN
Artikulli tjetërDASMA E VELIAJ, “ZERO” LEK NGA BUXHETI I SHTETIT