STARTON STËRVITJA PËR FAZËN E DYTË TË SEZONIT. Vllaznia ka nisur përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit futbollistik 2014-2015-të, në fushën sportive “Reshit rusi”. Skuadra dhe stafi teknik tashmë i janë rikthyer punës pas pushimeve të fundvitit. Ka qënë dia e hënë ajo e cila ka pasqyruar në një farë mënyre dhe veprimet që do të realizohen gjatë këtyre ditëve të stërvitje, e sidomos për fazën përgatitore.

Trajneri i skuadrës Baldo Raineri, shprehet se e ka pritur me padurim rifillimin e stërvitjes për të arritur qëllimet dhe objektivat deri në fund të këtij sezoni. E kam pritur me padurim rifillimin e stërvitjes, pasi ne duhet tashmë ti rikthehemi punës në maksimumin e mundshëm për pjesën e mbetur të sezonit futbollistik. Jemi po i njëjti grup që e mbyllëm vitin 2014-të. Përsa i përket fazës përgatitore për mua nuk ka asnjë rëndësi se ku do të zhvillohet. Për mua mjafton që të kemi në dispozicion fushën dhe mjetet e stërvitjes dhe si në Shqipëri, në Mal të Zi apo në Australi qoftë zhvilloj stërvitjen pa asnjë problem. Në qoftëse më thojnë të kalojmë në Mal të zi, atje stërvitemi pa rëndësi ka. E rëndësishme është që të punojmë dhe dëshirë dhe përqëndrim maksimal. Të gjithë duhet të kenë diçka parasysh që futbollistët të cilët mua nuk më bindin për fazën e tretë dhe të katërt të sezonit nuk do të jenë pjesë e skuadrës. Unë nuk do të mbajë në ekip lojtarë që nuk më bindin dhe sa për të plotësuar numrin. Ndaj do të shohim çdo futbollist që vjen në provë dhe do të vendosim. Për Vllazninë do të luajnë vetëm ato që e meritojnë. Merkatoja e kam thënë se do të jetë në dorë të Armir Grimës dhe së bashku më të do të shohim lëvizjet që do të bëjmë në ditët e ardhshme. Përsa afrimeve, në seancën e parë stërvitore ka rënë në sy pjesmarrja e futbollistit shkodranë, Florind Bardulla që në fazën e parë është aktivizuar me ekipin e Teutës së Durrësit. Ndërkohë ka patur dhe një futbollist tjetër, shkodrani 20 vjeçar Antonio Osketi që ka luajtur me të rinjt e Gjenovës. Osketi luan në rolin e qendërmbrojtësit, ndërkohë që do të jetë në testim disa ditorë. Tashmë Vllaznia ka vijuar punën dhe me interes pritet se si do të menaxhohet situata gjatë kësaj merkatoje në krahasim me vitet e tjera.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/XzqxJ6btGMw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]