RAINERI: SKUADRA KA AKOMA SHUMË PUNË PËRPARA

VIJNË SHALA, Trajneri i Vllaznisë, Baldo Raineri ka folur haptazi për mediat duke pranuar se skuadra që ai drejton ka shumë punë për të bërë dhe e di shumë mirë se çfarë e pret në kampionat. Raineri është shprehur se detyra e tij është për të stërvitur ato lojtarë që I sërviren edhe pse ekipi ka nevojë për përforcime. Nderkohë në lidhje me merkaton pritet që pesë futbollistë ti bashkohen Vllaznisë deri ditën e martë.  

Sic mesohet dhe nga drejtuesit e skuadres shkodrane në shkodër kanë mbërritur futbollistët si Rijat Shala që luan si mesfushor, sulmuesi 20 vjecar kosovar Ruhan Muniqi, mesfushori 21 vjecar  Dardan Sadiku. Po ashtu ka mbërritur dhe që është pranë kontratës, portiere malazez  Vladan Giljen. 25 vjecari qe ka luajtur ne Portugali me ekipin Madeira, ka biseduar me z/presidentin Isufi dhe kane rene dakord per te luajtur me Vllaznine ne sezonin e ri. Kontrata pritet te firmoset diten e marte kur ne Shkoder te mberrije presidenti Nava. Gjithashtu,  duket se shkodranët kanë ndër mend të tentojnë deri në fund edhe për marrjen e mbrojtësit Blazho Rajoviç. Në këto kushte, është mëse e domosdoshme që skuadra të përforcohet me lojtarët e duhur në mënyrë që të paktën të arrijë objektivin e vetëm për të qëndruar në Superligë në sezonin e ri që pritet të nisë pas vetëm dy javësh.

 

HISTORIKE, VLLAZNIA E FEMRAVE FITON NË CHAMPIONS

VAJZAT SHKODRANE KANË MPOSHTUR 2-1 EKIPIN E KHARKIV.

Ekipi i Vllaznisë në futboll për femra, ka arritur një fitore historike në pjesmarrjen e saj të parë në Champions League për këtë kategori. Vajzat shkodrane pasi janë shpallur për shumë vite të tjera kampione me ekipine  Adës, madje dhe pas pjesmarrjes së vazhdueshme në Champions League, nuk kanë arritur asnjëherë të fitojnë. Por këtë vit, ekipi me president Lazer Matinë dhe fanelen e Vllaznisë ka tjetër peshë, duke fituar takimin e parë në Grupin e 6 ku bëjnë pjesë vajzat  kuqeblu. Vllaznia arrin të fitojë 2-1 përballë ekipit Kharkiv të Ishujve Faraoe, me gola të shënuar nga Jashari e Doçi. Me këtë fitore, skuadra mban vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, pas skuadrës së Cipros, Apollon. Përsa i përket ndeshjeve të tjera, vajzat do të luajnë me datën 11 gusht ndaj vajzave cipriote dhe me 14 gusht ndaj ekipit lituanez, Gintra. Duhet parë se çfarë ecuriet do të bëjnë vajza e Vllaznisë në këtë kompeticion të Champions League, ku e rëndësishme është që të bëjnë një paraqitje serioze, meqë e startuan në mënyrën më të mirë të mundshme pjesmarrjen e tyre. 

[iframe width=”304″ height=”300″ src=”//www.youtube.com/embed/2mfuzpKZrnQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]