KRYEMINISTRI DEKLARON SE TANI ËSHTË KOHA PËR NJË TJETËR ALTERNATIVË. Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjete sociale shkruan se asgje veç drejtesise nuk e mbyll 21 janarin.

Por Rama, shprehet se tani është koha për të lëvizur me një alternativë të re kërkimi të drejtësisë. Kryeministri, bashkë me familjarë të 4 viktimave të 21 janarit dhe anëtarë të kabinetit qeveritar vendosën lule dhe bënë homazhe në para Kryeministrisë. Edhe pse kanë kaluar 4 vite nga ngjarja e 21 Janarit, procesi ende nuk ka përfunduar dhe nuk ka autorë për ngjarjen që i mori jetën katër personave. Familjarët e viktimave të 21 Janarit kanë zhvilluar homazhe në kujtim të katër viktimave të rëna katër vite më parë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. “Kërkojmë drejtësi, të dënohen urdhëruesit dhe zbatuesit. Shpresojmë se qeveria do ta zbardhë çështjen”, thanë për mediat familjarët e viktimave të 21 Janarit, para nisjes së takimit me Kryeministrin Edi Rama. Në demonstratën e 21 Janarit të vitit 2011 humbën jetën Aleks Nika, Faik Myrta, Hekuran Deda dhe Ziver Veizi.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE