Partia Demokratike pretendon se nëpërmjet një operacioni klandestin, siç e quan ajo, policia e shtetit prej 24 orësh ndjek dhe përgjon kryetarin e opozitës dhe familjen e tij.

Ky akt thotë nënkryetari Edmond Spaho, është pa ligjshëm, antikushtetues dhe kriminal. Por policia në një reagim hodhi poshtë pretendimet duke thkesuar se kryetari i opozitës mbrohet nga garda dhe në asnjë moment nuk është survejuar nga policia.

Lidhur me këtë reagoi dhe Kryeministri Edi Rama: Babalepartitë e babaleopozitës kanë shpikur sot një përgjim të Policisë së Shtetit për babalekryetarin e Partisë Babalokratike

Shpejt do të dalë e vërteta e babalepërgjimit të shpikur dje për ministrin e ndërkohë le të qeshim me babalepërgjimin e shpikur sot për Lulëzimin.