KRYEMINISTRI EVIDENTON TË GJITHA KATEGORITË QË PËRFITOJNË.Kryeministri Edi Rama nga salla e Kuvendit bëri publik shumën e të gjitha shpërblimeve të fundvitit për kategoritë që përfitojnë nga vendimi i qeverisë marrë të mërkurën.

Kryeministri zgjodhi të flasë me lekë të vjetra, ndërsa tha se qeveria ka ndryshuar filozofi në dhënien e shpërblimeve. Sipas tij, vëmendja duhet të jetë e njëjtë si ndaj personave në nevojë ashtu edhe atyre që kanë dhënë kontribut përgajtë këtij viti në arsim, shëndetësi e për sigurinë e vendit.Fondi total që qeveria ka vendosur të vë në dispozicion për shpërblimin e fundvitit, vlerën e 1.8 milion dollarë.