Pak minuta zgjat betimi i kryeministrit Edi Rama në Presidencë i cili merr kështu zyrtarisht detyrën si ministër i Jashtëm.

Kreu i qeverisë mbërriti në selinë e kreut të shtetit i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi me 78 votat e maxhorancës dekretin e Metës për emërimin e Ramës edhe në postin e kryediplomatit.

Fillimisht Meta refuzoi të dekretojë emrin e Gent Cakajt, ndërsa nuk shkarkoi as Ditmir Bushatit, pas ndryshimeve të thella në kabinetin qeveritar në fund të vitit.