“Mbyllja e lotove do të jetë një dhuratë për çdo familje për Vitin e Ri”, kështu u shpreh Kryeministri Rama ditën e sotme në një takim me gratë dhe vajzat në Laprakë.

Kryeministri u shpreh edhe njëherë i bindur se pas datës 1 janar nuk do të ketë më asnjë pikë bastesh në Shqipëri.

Ai këtë herë shkoi edhe më tej, duke u shpreh se bastet në vendin tonë janë përdorur për pastrim parash dhe se financohen nga krimi.

Rama, ndër të tjera, tha se 95 përqind e lojtarëve aktualë nuk do të luajnë më pas 1 janarit, pasi online do t’i duhet kartë krediti.