KRYEMINISTRI, DEKLARATA TË ASHPRA NDAJ PRONARËVË QË  ABUZOJNË.“Burg për të gjithë biznesmenët apo drejtuesit e kompanive që nuk sigurojnë apo punësojnë persona në të zezë”. Deklarata është dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së organizuar në kuadër të Konventës së Shërbimeve Sociale, ku shefi i qeverisë theksoi se nuk do të ketë më persona që të pasiguruar dhe që do të punojnë në të zezë.

Duke bërë një përmbledhje të punës së bërë nga ana e qeverisë gjatë këtij viti sa i përket rritjes së punësimit, Kryeministri Rama nënvizoi se vetëm në vitin e parë qeverisës janë 81 352 persona të punësuar. Në mesin e këtyre personave, ka edhe persona të nxjerrë nga puna në të zezë.

Në këtë drejtim, Kryeministri bëri të ditur se nuk do të lejohen më punësime në të zezë, dhe se në rast të evidentimit të rasteve të tilla atëherë do të ketë ndjekje penale për personat përgjegjës të kompanive.Dhe kjo siç theksoi kryeministri vjen për shkak se nuk mund të lejohet më një fenomen i tillë në vendin tonë pasi është një veprimtari e dënueshme penalisht dhe si e tillë do të ketë masa penale ndaj biznesmenëve apo drejtorëve të kompanive.