Kur duhen dhe tre ditë nga protesta e së shtunës që Partia Demokratike ka parashikuar që të mbajë përpara kryeministrisë, zyra e Ramës duket se ka nisur ironinë.

Disa deputetë socialistë kanë shpërndarë në profilet e tyre në rrjetet sociale, një poster tallës lidhur me protestën e opozitës për rrëzimin e Fatmir Xhafajt.

Posteri është kopje në strukturë e posterit të demokratëve, me ndryshimin e asaj çfarë shkruhet në të.

‘’Piknik me Lulin, te lulishtja e kryeministrisë. Dj Babalja”, shkruajnë socialistët, duke ironizuar kështu dhe skafistin nga Vlora, i cili pretendon se vëllai i ministrit Xhafaj deri pak kohë më parë vijonte të ishte koka e trafikut të drogës në Vlorë.

Pak ditë më parë u publikua edhe investigimi i plotë i gazetarit Jetmir Olldashi në Vlorë, ndërsa vetë ai është marrë në pyetje nga ana e prokurorisë për të ndihmuar organin e akuzës që të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Agron Xhafaj u largua drejt Italisë, me pretendimin për të shlyer dënimin e marrë në vitet 2000 për trafik të heroinës dhe kokainës.

Artikulli paraprakPUNIME TË RËNDËSISHME NË RRJET, ZONAT QË MBETEN PA ENERGJI DERI NË ORËN 16:00
Artikulli tjetërKAPET ME 4 DOZA KOKAINË GATI PËR T’I SHITUR, ARRESTOHET I RIU NË LEZHË