Godina e një ish- universiteti privat në Tiranë do të shndërrohet në karantinë për të sëmurët e prekur me koronavirus që janë drejt shërimit. Sfida për qeverinë, siç kryeministri Edi Rama e ka quajtur është që brenda 30 ditësh, ai të shndërrohet në spital dhe të nisë nga puna.

Kreu i qeverisë, gjatë inspektimit të kësaj godine, tha se këtu do të dërgohen të gjithë pacientet që janë drejt shërimit, në këtë formë edhe lehtësohet puna e mjekëve tek Infektivi, por mbi të gjitha i lehtëson ata edhe psikologjikisht.

“Sfida jonë është që brenda 30 do ta bëjmë spital, nuk kemi pse mbajmë në spitalin Infektiv njerëz që janë në kushte të lehtësuara, por i çojmë këtu. Kështu i lehtësojmë edhe psikologjikisht mjekët”, tha Rama.