Urdhri i kryeministrit Edi Rama për të pastruar trastën e administratës nga “mollat e kalbura” po zbatohet nga kandidatët fitues të Partisë Socialiste edhe në temperatura që arrijnë deri në 40 gradë.

Luan Harusha, deputeti i zgjedhur i katërti në listën e Shkodrës zhvilloi bashkëbisedime me banorë të Njësisë Administrative Rrethina ku kërkoi prej tyre të shprehnin të gjitha problematikat dhe të denonconin shkeljet e ligjit në institucione.

Nga ana tjetër banorët duket se kishin prituar këtë bashkëbisedim për të listuar problematikat që duket se katër vite edhe mund të mos mjaftojnë për t’i realizuar. Njësia Administrative Rrethina ka në territorin e saj Grudën e Re, Hotin i Ri, Shtojin e vjetër dhe atë të ri, Bardhaj, Golemin etj, të cilat në 27 pluralizëm kanë njohur pak investime.

Artikulli paraprakRREZIKU NGA ZJARRET, 3 VATRA NË SHKODËR
Artikulli tjetërHIDHET SHORTI I SUPERLIGES SHQIPTARE