Kryeministri reagon ndaj sulmit me armë drejt banesës së babait të gazetares Klodiana Lala.Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, (30 gusht) në lagjen “Bruk” në Tiranë.

Në momentin e të shtënave gazetarja që mbulon ngjarjet e aktualitetit në televizionin News24 nuk ka qenë në banesë por në shtëpi kanë qenë dy vajzat e saj të mitura.

Kryeministri kërkon zbardhjen e ngjarjes sa më parë dhe arrestimin e autorëve.

“E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala! Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve.” shkruan Rama ne nje postim ne Twitter

Në muret e banesës së familjes së gazetares Klodiana Lala ka shenja të dukshme plumbash. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar.