Kryeministri flet pas përplasjes me deputetin Ben Blushi në mbledhjen e grupit parlamentar socialist.

Kryeministri Edi Rama komentoi debatin me deputetin Ben Blushi në mbledhjene grupit parlamentar socilaist. Megjithse debati ishte me tone të larta dhe ka shkuar deri në fyerje, Rama e vlerëson një gjë të zakonshme dhe se në PS ka gjithmonë debate. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist, Ben Blushi është përplasur me kryeministrin lidhur me ngjarjen e Elbasanit, ku ben Blushi u kërcënua dhe sulmua gjatë kohës kur po fliste në aktivitetin e organizuar nga Rama. Gjatë mbledhjes së sotme, është diskutuar për këtë incident me kërkesë të deputeteve Mimoza Hafizi dhe Arta Dade. Gjatë debatit Blushi ka përsëritur akuzat se në PS ka kriminele ndërsa Rama ka kërkuar prej Blushit të thotë emrat. Pas mbledhjes, Blushi tha se dhuna e ushtruar në Elbasan ndaj tij e kishte burmin në selinë e Partisë Socilaiste.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakDE BIASI NDEROHET NGA FEDERATA ITALIANE E FUTBOLLIT
Artikulli tjetërAPELI SHFUQIZON VENDIMET PËR SEIT FISHTËN