Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, në samitin e BERZH mbi investimet 2020, të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Ballkanin Perëndimor.

“Së pari më lini t’ju shpreh mirënjohjen nga zemra, për këtë nismë dhe këtë rrugëtim gjatë këtyre viteve. Jam këty për të dëshmuar se ga momenti i arë ka qenë kaq e dobishme dhe rigjallëruese, çdo vit.

Dua të them se nga një anë procesi i Berlinit i nisur nga Merkel, kur BERZH nisi këtë nismë kanë qenë në një farë mënyrë ngushëllimi ynë, pasi duke qenë se për integrimin në BE jemi përballur me zhgënjime, në këtë rrugëtim kemi gjetur mjaft lehtësim dhe shumë mbështetje dhe kemi mundur të bëjmë gjëra konkrete.

Do doja të falenderoja nga thellësia e zemrës për konferencën e donatorëve, miqtë nga rajoni, të gjitha ato vende na ka dhënë një shembull të shkëlqyer të solidaridetit të asaj se çfarë është fryma e rajonit. Mos harroni se deri në 2014, nuk ishim ulur kurrë në një takim të gjithë së bashku, për të ulur pa armë dhe pa urretje, pa gjakderdhje dhe për të ulur për të folur për të ardhmen.

Tani na duhet të ecim përpara dhe ta shndërrojmë paqen në një instrument begatimi nuk është e lehtë, sepse është e shkuara. Kemi ende probleme të mëdha që duhen zgjidhur, ne po punojmë së bashku dhe po ecim përpara, që të jetë ndryshe nga ajo që trashëguam brez pas brezit.

Kjo mendoj se është shumë e rëndësishme. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paqe, por për të ardhmen e popujve tane. Kjo është arsye , dhe më duhet të bëj dakord me Anën, që shpiku “Mini Shengen”, nuk është mini, ne jemi mesatarisht nga më të gjatët në rajon, Është rajonale, një hapësirë e përbashkët rajonale, që referohet Shengenit, për të kuptuar për çfarë bëhet fjalë për 4 liritë e Europës”, tha Rama.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 24.02.2020
Artikulli tjetërMETA KALLËZON NE SPAK PENALISHT ETILDA GJONAJ